
Autoriteti Portual i Vlorës njofton se për shkak të përkeqësimit të motit që pritet të ndodhë në ditët në vijim, është ndaluar lundimi i i mjeteve të vogla dhe ato të peshkimit të cilat duan të operojnë brenda Gjirit të Vlorës në det të hapur, duke filluar nga ora 23:00 datë 16.11.2025 deri në datë 19.11.2025 në orën 08:00.
Mbrëmjen e sotme priten reshje të shumta shiu. Ndërsa anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
Njoftimi i plotë i Autoritetit Portual të Vlorës:
Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuara gjatë datave 16-17-18-19.11.2025
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike detare të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 16-17-18-19.11.2025 duke filluar nga ora 23:00 datë 16.11.2025 në drejtimin JUG-JUGLINDJE në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra, është kërkuar:
1.Është ndaluar pajisja me leje-nisje i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat duan të operojnë brenda gjirit të Vlorës në det të hapur, duke filluar nga ora 23:00 datë 16.11.2025 deri në datë 19.11.2025 në orën 08:00.
2.Drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike detare dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.
3.Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
4.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
5.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar të parashikuar për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit do të jetë mbas orës 08:00 të datës 19.11.2025.
Lini një Përgjigje