
Demokrati i famshëm Ilir Vrenozi duket se nuk është dakord me vendimin e PD-së dhe kreut të saj Sali Berisha, për t’u rikthyer te protestat, teksa theksoi se nuk do të jetë pjesë e tubimit të nesërm para Kryeministrisë, pasi nuk do të duket si viktimë ose si militant i sëmurë.
Me anë të një postimi jnë rrjetin social “Faceboo”, Vrenozi tha se nuk ka kuptim që të marrë pjesë në protestat e organizuara nga partia që ai mbështet, pa u bërë një analizë e thellë që të nxjerrë kush janë përgjegjësit e humbjeve të një pas njëshme në zgjedhje. Gjithashtu ai kërkoi nga drejtuesit e PD-së që të hapin partinë dhe të lejojnë figura të reja në të.
"Vrenoz do jesh të Hënë në protestën e PD-së? Sinqerisht është hera e parë në gjithë këto vite dhe e ndjej që po të vete në protestë nesër do më duket vetja ime ta them shqip, si K*r?Pse si K*r, do thuash ti mik, sepse kur shkon në një protestë të shtyn diçka, mua nesër është hera e parë që nuk më shtyn asgjë të shkoj, sepse unë jam nga ata që dua të rrëzoj Ramën jo të bëj serenatë me fishekzjarre.... boll u lodha.
Më vjen shumë keq për këtë situatë, por pa bërë analizë të humbjeve pa vënë pikat mbi i, vazhdo me të njëjtin ekip ndonëse ke 6 apo 7 herë që humb, Ramës vetëm nder i bëhet kështu si veprojmë ne. Unë mendoj që po veprojmë shumë gabim, opozitë që nuk ngjall shpresë jemi, që populli me 1000 skandale të Ramës dhe prapë nuk ia ndjen të ngrihet.... bëni analizën e humbjeve, humbësit të mbajnë përgjegjësi, hapni partitë të hyjë gjak i ri.... pastaj bëni grevë urie në Parlament kërkoni zgjedhje të parakohshme e qeveri teknike pa Ramën. Ju thashë nuk do e njohim 11 Majin është farsë, tani po qe fillonin protestat, por ju hytë në Parlament domethënë e pranuat 11 Majin, duket pa lidhje dhe filluat po merrni rrogat dhe privilegjet e tjera që i takon deputetit... protesta "serenata" boll më... nuk kanë pikë vlerë për ne që duam të heqim Edi Ramën.
Më dhemb shpirti që nuk do jem nesër në protestë për shpirt të nënës por nuk dua të më duket vetja K*r, ose viktima e pastër ose militant i sëmurë jo jo boll më... dua të heq Edi Ramën jo të bëj serenatë Ramës poshtë penxheres me fishekzjarre e me gurë..", shkruan Vrenozi.
Lini një Përgjigje