
Pilula e abortit, por edhe kontraceptivet që frenojnë shtatzëninë, po përdoren në mënyrë abuzive nga të rinjtë. Në kushte emergjence, të rinjtë, shpesh edhe nën efektin e alkoolit, i përdorin ata pa ditur pasojat e rënda që japin në shëndetin riprodhues.
“Kemi studime që, fatkeqësisht, tregojnë për një përdorim masiv të kontraceptivëve, por edhe pilulës së shtatzënisë, e cila është edhe e palicensuar”, tha Elona Gjebrea nga “Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin.
Ndaj ky është një alarm për prindërit dhe mësuesit, por jo vetëm. Elona Gjebrea shprehet gjithashtu se duhet të rritet informacioni dhe aksesi i të rinjve tek mjeku.
Lidhur me debatin për miratimin e ligjit për barazinë gjinore, por edhe ligjin për shëndetin riprodhues, Gjebrea thekson se: “Më parë se të miratohen, ligjet duhet konsultuar mirë për të frenuar dezinformimin”.
“Informacioni mbi shëndetin riprodhues është futur në librat e shkollës, por shpesh kjo temë anashkalohet nga mësuesit”, përfundoi ajo./ TCH
Lini një Përgjigje