TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Nëntor 2025, 19:39

Nesër shtrëngata shiu dhe rrezik për përmbytje, zonat që pritet të preken

Shkruar nga Pamfleti

Nesër shtrëngata shiu dhe rrezik për përmbytje, zonat

Ditën e nesërme pritet të ketë reshje të dendura shiu në vend. Sipas parashikimeve, pritet një mot i keq në vend nga data 17-23 nëntor. Reshjet më intensive priten të jenë në zonat Theth-Valbonë dhe Shkodër-Pukë.

Reshjet e dendura do të kulmojnë në datat 18–19 dhe 22 Nëntor, kryesisht në zonat Theth–Valbonë dhe Shkodër–Pukë.

Sasia e reshjeve pritet të arrijë në Fierzë në nivelin 150–200 mm dhe në Koman–Vau i Dejës deri në 300 mm.

KESH po monitoron situatën në kohë reale dhe operimi i kaskadës po kryhet brenda kushteve teknike dhe kuotave të lejuara nga rregulloret.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të zonave përreth të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe, për shkak të reshjeve intensive që mund të shkaktojnë përmbytje ose situata të rrezikshme në rrugë dhe zona të ulëta.

Lini një Përgjigje