TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Nëntor 2025, 15:53

Nesër moti bën kthesën e madhe, Bashkia e Tiranës paralajmëron shtrëngata shiu: Tregoni kujdes në lëvizje!

Shkruar nga Pamfleti

Nesër moti bën kthesën e madhe, Bashkia e Tiranës

Moti duket se do të bëjë kthesën e madhe ditën e nesërme. Vendi pritet të përfshihet nga reshje të dendura shiu, të cilat do të vijojnë gjatë gjithë javës.

Për këtë arsye Bashkia e Tiranës ka njoftuar qytetarët që të marrin masa.

Po ashtu, Bashkia bën të ditur se ekipet e tyre do të jenë në terren për çdo situatë dhe u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo problem.

Gjatë natës së sotme dhe ditën e nesërme Tirana do të përfshihet nga shtrëngata dhe reshje të dendura shiu. Ju lutem, tregoni kujdes dhe ulni lëvizjet e panevojshme! Ekipet tona janë në terren për çdo emergjencë. Për çdo problematikë raportoni te aplikacioni “Tirana Ime” ose telefononi 112”, njofton bashkia.

Lini një Përgjigje