TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Tetor 2025, 18:56

Në spital prej ditësh, Arta Dade flet për gjendjen shëndetësore të Fatos Nanos

Shkruar nga Pamfleti

Në spital prej ditësh, Arta Dade flet për gjendjen

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nanos ditët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të shëndetit të tij sepse gjendet në spital në gjendje të rëndë.

Arta Dade, e cila ka qenë shumë afër Nanos në kohën kur ishte në PS, ka folur për këtë ngjarje, duke respektuar privatësinë e familjes.

Ajo kthehet edhe në kohën e themelimit të PS dhe sesi Nano ishte shtysë që ajo të bëhej pjesë, për shkak të vizionit të tij.

Arta Dade: Unë kam pyetur miq që i kanë të afërt, por duke respektuar edhe atë që familja ka kërkuar. Besoj që Fatosi ka qenë një nga nxitësit apo shtysat që unë kur u themelua PS dhe Fatosi u zgjodh kryetar, nuk kam qenë anëtare fare dhe në Kongres isha me një ftesë, isha pedagoge, madje po prisnin studentët për provimin se ishte qershor, i thashë Ermelindës përpara se të zgjidhej sepse për kohën ishte një i ri me prirje liberale, sigurisht me formimin social-demokrat, por edhe i formuar nga ana intelektuale, me gjuhë të huaja, e shihte jetën ndryshe, kishte marrë pjesë edhe në programin që ishte hartuar për themelimin e PS dhe dihej që mund të bënte më të mirën për Shqipërinë dhe qe një si një lloj nxitjeje.

Emri i Nanos është lakuar edhe si një kandidaturë e mundshme për president, pavarësisht se ai nuk e mori kurrë këtë detyrë. Arta Dade mendon se ky pozicion është i munguar në arritjet e tij.

Arta Dade: Besoj që po, por ngjarjet rrodhën që pasi Fatosi u largua dhe keqardhje që u largua që 53 vjeç nga politika sepse mund t’i kishte dhënë politikës shqiptare, PS doli në opozitë dhe u ndryshua edhe lideri, pastaj Fatosi nuk ishte më i angazhuar dhe mesa duket, ndoshta shpresonte që mazhoranca dhe lideri i asaj kohe mund të bënin diçka. Fatosi mund të ishte një president shumë i mirë për Shqipërinë.

Duke iu rikthyer gjendjes shëndetësore të Nanos, ish-deputetja uroi më të mirat për të e familjen e tij.

Arta Dade: Tashmë i urojmë shëndet, ka kohë që ka pasur probleme shëndetësore. Unë uroj që të jetë mirë dhe çdo gjë të mirë familjes së tij.

6 Komente

  1. T
    Tomor lazaj

    Sherim te shpejt

    1. J
      Jaho

      Njerz me vizion si Fatos Nano i duhen ShqiperiseLaku

      1. D
        D,kuka

        Eshte lider vizionar I urojme sherim te shpejt

        1. H
          Hasan

          Lider ma qen ska me lind ma anti shqipetar i perbetuar vorri ferr ju beft dheu mren ska me e lan

          1. Z
            Zeqine sallaksja e bujur

            Njeri i madh. Ne qe vinim nga diktatura liberalizmi tije na ka mahnitur. I uroj sherim te shpejte

            1. H
              Haki

              Fatos Nano mbetet lider historik i Partise Socialiste dhe i Shqiperise.

              Lini një Përgjigje