TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Tetor 2025, 18:30

Avokatja e Popullit u përgjigjet akuzave për ‘rrëmbimin’ e Metës: Ish-presidenti ka pranuar që nuk është dhunuar nga policia!

Shkruar nga Pamfleti

Avokatja e Popullit u përgjigjet akuzave për

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, tha në Kuvend se janë gjetur disa shkelje nga ana e policisë gjatë momentit të arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta.

Ballanca tha se Meta ka pranuar që nuk është dhunuar nga policia, madje ka firmosur 2 dokumente për këtë.

Nuk kemi gjetur shkelje të institucionit të drejtësisë. Kemi mandat të kufizuar për sa i përket institucionit të drejtësisë. Sa i përket policisë së shtetit, kemi gjetur disa shkelje. Jo të gjitha pretendimet e paraqitura në media kanë qenë të bazuara. Ajo që kemi identifikuar është që mënyra e ndalimit është në kundërshtim me ligjin përkatës, sepse nuk është respektuar dinjiteti njerëzor i zotit Eida. Kishte problematikë me njësinë dalluese dhe me uniformën që duhet përdorur nga forcat speciale.

Ai nuk ka pretenduar dhunë nga policia e shtetit. Ka dy dokumente, një në prezencë të avokatit dhe një në momentin e parë të hyrjes në bllokun e sigurisë, ku ai ka pranuar që nuk është dhunuar”,- tha Ballanca.

Lini një Përgjigje