TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Janar 2026, 21:38

Në çfarë faze janë hetimet për Irena Gjokën? Klodiana Lala jep detaje: SPAK po pret letër-porosi nga Greqia

Shkruar nga Pamfleti
Në çfarë faze janë hetimet për Irena Gjokën?
Klodiana Lala

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ende nuk ka ndërmarrë veprime konkrete ndaj gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka, pasi ndodhet në pritje të një letër-porosie zyrtare nga autoritetet greke. Sipas gazetares së kronikës Klodiana Lala, pavarësisht denoncimeve publike dhe dokumenteve të referuara nga individë si Sali Berisha, hetimi nuk mund të ecë përpara pa prova të ardhura zyrtarisht në rrugë diplomatike.

Prokurorët janë duke pritur letër-porosinë nga autoritetet greke. Kjo provë nuk mund të merret dorazi, por vetëm në rrugë zyrtare, edhe pse zoti Berisha i ka publikuar dokumentet. Prokuroria pret që të vijnë materialet nga Greqia që të veprojë, kjo është procedura”, u shpreh Lala për “News 24”.

Sipas saj, ndonëse vepra penale e falsifikimit është parashkruar, Irena Gjoka kishte detyrimin ligjor ta deklaronte në formularin e Dekriminalizimit. Mosdeklarimi përbën shkelje të rëndë, jo vetëm ligjore por edhe etike, duke e vënë në pikëpyetje legjitimitetin e saj si gjyqtare në një institucion të posaçëm si GJKKO.

Nuk mund ta ketë harruar këtë detaj në deklarim. E kam thënë edhe më parë, edhe pse pa dokumente. Por zonja Gjoka nuk mund të vazhdojë të ushtrojë detyrën e saj si gjyqtare. Ne kemi precedentë, si një gjyqtar i lartë që u përjashtua përgjithmonë nga sistemi për një çështje të vogël në Itali. Ky është standardi dhe duhet zbatuar”, theksoi Lala.

Gazetarja ngriti gjithashtu akuza të rënda ndaj sistemit të vettingut, duke shprehur habi se si Irena Gjoka ka kaluar filtrat pa u zbuluar ky dënim. Ajo paralajmëron se nëse nuk veprohet me shpejtësi, rasti rrezikon të dëmtojë besimin tek drejtësia dhe të hapë derën për shantazh institucional.

Si ka mundësi që një gjyqtare e tillë ka kaluar vettingun? Në këto kushte, gjyqtarët bëhen lehtësisht të shantazhueshëm. Kjo është e rrezikshme. Duhet reagim i shpejtë, edhe në rrugë diplomatike”, shtoi ajo.

 

klodiana lala irena gjoka

Lini një Përgjigje