TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Janar 2026, 20:56

“Irena Gjoka me tre mbiemra, s’duhet të ishte në sistemin e drejtësisë”, shpërthen Karanxha: Vettingu ka dështuar, kemi një virus!

Shkruar nga Pamfleti
“Irena Gjoka me tre mbiemra, s’duhet të ishte në sistemin
Ervin Karanxha

Megjithëse nuk është bërë publik asnjë dokument zyrtar, nga hetimet rezulton se është administruar një vendim autentik i autoriteteve greke, i cili vërteton dënimin e Irena Gjokës më 7 korrik 2005 nga Gjykata e Janinës.

Ish-prokurori Ervin Karanxha, e cilësoi rastin si një dështim të vettingut, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si një person me precedent penal ka arritur të kalojë verifikimet dhe të ushtrojë funksione në një institucion të ndjeshëm të drejtësisë.

Ai ngriti dyshimin e kush e ka futur këtë person brenda gjyqësorit, duke e quajtur 'virus'.

“Në rastin konkret po konstatojmë se në procesin e Vettingut nga ngecur miu dhe ka kaluar ariu i madh. Në vetting një nga kolonat ishte pastërtia e figurës, që këtu ne kemi dështuar. Fakto që Irena Gjoka me tre mbiemra rezulton e dënuar kemi një rënie të sistemit të vettingut, por Irena Gjoka ka kaluar dhe një komision të posaçëm. Dosja që ka kaluar Irena Gjoka duhet që të shikohet. Një person që ka një problem të tillë nuk duhet të marrë kurrsesi në institucione të tilla që ka shumë filtra. Ajo është dënuar në vitin 2005-ën. Një gjyqtar nuk mund të falsifikojë vizën.

Që në këtë moment nuk duhet të ishte marrë fare. Ajo ka një rrezik tjetër, që dikush mund ta dijë këtë informacion dhe ta përdor si shantazh. Unë konstatoj edhe diçka tjetër, si ka mundësi hetime kaq të gjata me një kohë kaq të gjatë. Ja ku është Janina! Ky është një dështim. Duhet të kishim marrë masa më parë të mos e kishim lënë të shkonte deri këtu. Berisha ka qenë konsistent. Këtu kemi një virus. Kush e  ka futur këtë person aty?! Këtu na del Irena Gjoka e dënuar, e depërtuar, është me dosje shantazhesh”, tha ish-prokurori Karanxha në emisionin “Real Story”

 

ervin karanxha irena gjoka #dënimi i salih mustafës

Lini një Përgjigje