TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Prill 2023, 11:13

Në burg për abuzime me tenderët, Lefter Alla ankimon vendimin në Apel

Shkruar nga Pamfleti
Në burg për abuzime me tenderët, Lefter Alla ankimon vendimin

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka ankimuar vendimin për masën ‘arrest me burg’ në Apelin e GJKKO-së. Ai akuzohet për një tender me vlerë mbi 2.8 milion euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Alla, i cili u arrestua me urdhër të SPAK, pretendon se akuza e shkeljes së barazisë në tenderë e ngritur nga SPAK është e pabazuar dhe në shkelje të ligjit. Gjyqtarja e Apelit të Posaçëm Aida Dollani do të vendosë nëse do e pranojë kërkesën e të pandehurit apo jo. Ndërkohë, seanca është caktuar që të mbahet këtë të premte në orën 09:30.

Lefter Alla është shkarkuar nga detyra nga kryeministri Edi Rama për faktin se ka favorizuar kompanitë e të afërmve të tij.   Bashkë me 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë, ranë në pranga për abuzim me një tender me vlerë rreth 3 milionë euro. Në pranga ka rënë edhe nënkryetarja e Bashkisë, Enkeleda Lleshi. Arrestimi i tyre është bërë pasi akuzohen se kanë favorizuar të afërmin e Lefter Allës, Aqif Koneshën, i cili ka kryer punimet e ujësjellësit të ri.  Më 18 mars, GJKKO caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kryebashkiakun e Bulqizës, dhe zyrtarët e tjerë të arrestuar. Gjatë dëshmisë së tij, Alla i konsideroi akuzat si sulme politike ndaj tij.

Lini një Përgjigje