TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Prill 2023, 10:13

“Masakër e madhe", banorët e Bërxullës protestë para Hipotekës: Projekti është bërë në Itali me 'Google Maps'

Shkruar nga Pamfleti
“Masakër e madhe", banorët e Bërxullës

Banorët e Bërxullës janë ngritur sërish në protestë në shenjë kundërshtie për projektin për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar. Para Hipotekës, banorët kërkuan informacion mbi gjendjen e pronave të tyre dhe banesave, ndërsa kërkojnë që të legalizohen sipas ligjit.

Ku është ligji? E ka përcaktuar qartë që të gjithë ndërtimet informale deri në 2006 duhet të legalizohen. Deri në 2022-shin, nuk ka pasur asnjë projekt për këtë zonë. Sot del projekti dhe thotë; nuk certifikohen pronat dhe banesat. S’kemi asnjë lloj përgjigje, asnjë informacion dhe nuk kemi asnjë projekt të rrugës. Nuk i jepet asnjë zgjidhje atij ngërçi. Kjo rrugë në këtë njësi është e vështirë që të zhvillohet, pasi nuk i jepet akses banorëve për rrugë dytësore, as për mbikalime apo nënkalime, apo se si linjat e interkonjeksionit janë për t’u lëvizur. Institucionet nuk janë në gjendje të japin përgjigje, dhe këtu po bëhet masakër e madhe. Na jepni një sqarim mbi këto paligjshmëri. Projekti është bërë në Itali me google, pa i ditur terreni. Edhe minutën s’dua ta pres më. Ata nuk kanë vullnet për të zgjidhur hallet tona. Është projekt out. E shkatërron gjithë zonën. Duke nisur që nga Rinasi shkatërrohet gjithçka.”, tha një prej banorëve.

Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet. Sipas tyre, kompania Gener2 që ka fituar koncesionin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi dhe në kundërshtim me ligjin duke theksuar se dëmshpërblimi i ofruar është qesharak. Banorët kërkojnë vetë diskutime dhe konsultim publik, duke paralajmëruar se protestat e tyre do të jenë të pandalshme.

banorët e bërxullës protete

Lini një Përgjigje