TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Dhjetor 2024, 14:10

Ndërtuan vila me dokumente të falsifikuara, Gjykata e Tiranës konfiskon 7 prona dhe shpall fajtorë 9 persona

Shkruar nga Pamfleti

Ndërtuan vila me dokumente të falsifikuara, Gjykata e Tiranës

7 vila janë konfiskuar nga Prokuroria e Tiranës pasi rezultojnë të ndërtuara pa leje në ekonomi pyjore dhe me dokumente false. 

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka konfiskuar 7 vila në zonën e Mulletit në Tiranë. Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se vilat ishin ndërtuar në kundërshtim me ligjin dhe për këtë arsye i ka kërkuar Gjykatës qe te shpallë fajtorë nëntë persona për veprat, ndërtim të paligjshëm dhe falsifikim të dokumenteve.

Të pandehurit janë dy arkitektët, Armand Prelezi dhe Klevis Bregu, të akuzuar për “Falsifikim të dokumenteve”.

Po ashtu dhe pronarët e vilave, Manush Teqja, Florian Zela, Abaz Teqja, Mehmet Durishti, Tefta Visha dhe Arblin Harizi, të akuzuar për “Ndërtim të paligjshëm” dhe “Falsifikim të dokumenteve”.

Prokuroria akuzon gjithashtu Dorina Dushkun për veprën penale, “Ndërtim të paligjshëm”.

"Me kërkesë të Prokurorisë Tiranë, konfiskohen shtatë vila dhe shpallen fajtorë për ‘Ndërtim të paligjshëm’ dhe ‘Falsifikim të dokumenteve’, 9 persona.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm, Tiranë u shpallën fajtorë nëntë persona për veprën penale ‘Ndërtim i paligjshëm’ dhe ‘Falsifikim i dokumentevee’ parashikuar nga nenet 199/a dhe 186/3 të Kodit Penal.

Në kuadër të procedimit penal nr.1285 të vitit 2023, nga ana e organit të prokurorisë u kryer hetime intensive, si marja në pyetje e personave, kqyrje dhe sekuestrime pranë institucioneve si dhe kryerje e ekspertimeve teknike, dhe në përfundim u konkludua se janë konsumuar elemetet e veprave penale të parashikuara nga nenet 199/a/3, 186/2, 186/3 në bashkëpunim dhe 300 të Kodit Penal, pasi në zonën e Mulletit, në ekonominë pyjore 1/a dhe 2/a, janë ndërtuar 7 objekte (vila), formalisht të pajisura me leje rindërtimi, por që rezultoi se dokumetacioni tekniko ligjor i përdorur pasqyronte të dhëna të rrëme, si dhe duke cenuar fondin pyjor, në juridiksion të Bashkisë Tiranë.

Në këto kushte, nga ana e prokurorisë u çmua, se ka prova për të proceduar me marjen si të pandehur dhe shpalljen fajtorë, për veprat penale shtetasit si më poshtë:

1. A.P., akitekt, akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”;

2. K.B., arkitekt, akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”;

3. M. T., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”;

4. F.Z., i akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”;

5. A.T., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”;

6. M. D., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”;

7. T.V., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”;

8. D.D., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”; dhe

9. A.H, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”

Në përfundim të gjykimit, u vendos dënimi i të pandehurve dhe konfiskimi i 7 vilave të ndërtuara pa leje në ekonomi pyjore nëpërmjet dokumeteve të falsfikuara.

Hetimet vijojnë në drejtim të veprimeve dhe mosverimeve të enteve publike si dhe bashkpunëtorëve të mundshëm, për veprat penale të “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Shpërdorimi i detyres” parashikuar nga nenet 186/3 dhe 248 të Kodit Penal", njoftoi Prokuroria.

Lini një Përgjigje