TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Dhjetor 2024, 13:02

I mori jetën Martin Canit, avokati i Mario Përlleshit kërkon masë më të lehtë sigurie në Gjykatë

Shkruar nga Pamfleti

I mori jetën Martin Canit, avokati i Mario Përlleshit kërkon

Avokati i Mario Përlleshit ka ankimuar vendimin qe e la në burg si autor të dyshuar të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Sipas argumenteve të mbrojtjes duhet të merret në konsideratë mosha e mitur e po ashtu edhe ngjarja e ndodhur, pasi sipas avokatit ka vepruar për vetëmbrojtje.

Këto argumente do të përdoren në Gjykatën e Apelit, e cila është në pritje të përcaktimit të trupës gjyqësore.

Ndërkohë të shtunën për rreth 8 orë autori i dyshuar, Mario Përlleshi, është marrë në pyetje në Prokurorinë e Tiranës.

Prezent kanë qenë edhe babai i tij, avokati dhe psikologu.

Në seancën e marrjes në pyetje ai ka shpjeguar dinamikën e sherrit e po ashtu mënyrën se si ka vepruar para, gjatë dhe pas krimit. Aktualisht, ai ndodhet në burgun e Kavajës në masën e arrestit në burg.

 

Lini një Përgjigje