TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Dhjetor 2024, 13:09

“Ti je fëmija im, se Martinin nuk e kam më”/ Nëna e Luisit tregon takimin emocional mes të birit dhe babait të 14-vjeçarit të vrarë

Shkruar nga Pamfleti
“Ti je fëmija im, se Martinin nuk e kam më”/ Nëna e
Luis Meçja

Nëna e Luis Meçjas, i cili mbeti i plagosur me thikë në sherrin ku vdiq shoku i tij, Martin Cani pranë derës së shkollës “Fan Noli”, ka rrëfyer takimin prekës të të birit me babain e viktimës.

Në emisionin “Me zemër të hapur”, ajo tregoi se sapo doli nga spitali Luisi nuk shkoi tek banesa e tij, por tek babai i Martinit.

“Luisi atë ditë që doli nga spitali pa ardhur në shtëpi ka shkuar tek babai i Martinit i ka thënë “T’i je fëmija im se Martinin nuk e kam më”, kanë qarë të dy bashkë”, tha ajo.

Pyetjes si e mori vesh Luisi lajmin për vdekjen e shokut të tij, iu përgjigj: “Infermieret po flisnin dhe ai e kuptoi, kapi telefonin dhe kuptoi gjithçka. E përjetoi shumë keq donte të ikte pavarësisht se kishte tubin në mushkëri.

Është i tronditur, po ndiqet me psikolog. Djali i qëndron versionit, epikrizën kemi vendosur që ta bëjmë vetë privatisht.”

Ndërkohë avokatët e Mario Përlleshit ka ankimuar vendimin që e la në burg si autor të dyshuar të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Sipas argumenteve të mbrojtjes duhet të merret në konsideratë mosha e mitur e po ashtu edhe ngjarja e ndodhur, pasi sipas avokatit ka vepruar për vetëmbrojtje.

Këto argumente do të përdoren në Gjykatën e Apelit, e cila është në pritje të përcaktimit të trupës gjyqësore.Ndërkohë të shtunën për rreth 8 orë autori i dyshuar, Mario Përlleshi, është marrë në pyetje në Prokurorinë e Tiranës.

Prezent kanë qënë edhe babai i tij, avokati dhe psikologu.

luis meçja

Lini një Përgjigje