
Gazetari Enton Abilekaj ka komentuar deklaratën e Lulzim Bashës i cili u shpreh se me anë të një ndërmjetësimi nga ndërkombëtarët ka bindur mazhorancën për të vijuar reformën zgjedhore, deklaratë e cila u hodh poshtë nga ndërkombëtarët me anë të një reagimi për shtyp.
Në një intervistë për ‘Syri Tv’, Abilekaj u shpreh se Basha u përpoq të fshihte faktin se është levë e Edi Ramës.
“Kjo është një deklaratë shumë e rëndësishme që tregojnë që ata, në parim, janë aty ku duhet, nuk janë kundër opozitës shqiptare. Pse e bëri Lulzim Basha, ne e dimë. Edi Rama i bëri thirrje Lulzim Bashës të zgjohej dhe Lulzim Basha atë bëri. Pasi u zgjua foli më keq sesa mund të fliste në gjumin e thellë.
Nuk është problemi tek deklaratat e gënjeshtërta e Lulzim Bashës sepse ato u kuptuan që dje që ishin mashtrime sepse në paketën diplomatike ndërkombëtare ekziston një parim ose negociohet dhe nuk deklarohet deri në fund të negociatës dhe pasi negociata të arrijë një rezultat pozitiv ose negativ ata bëjnë një deklaratë, ose deklarohet sepse nuk ka vend për negociatë.
Ata dje deklaruan që nuk është krijuar hapësira për negociatë.
Lulzim Basha, për të fshehur faktin që e zgjoi Edi Rama dhe po i shërben atij, që ka ulur Alibeajn prap me Ballën dhe Gjiknurin për të folur për interesat e Edi Ramës, përdori ndërkombëtarët me një naivitet idiot që sot i doli totalisht bllof. U duk që ishte bllof dhe që dje u deklarua nga ata që kanë një minimum logjike, që ishte një bllof i Lulzim Bashës për të fshehur faktin që është një kërpërata njëpërdorimshe e Edi Ramës”, tha Abilekaj.
Lini një Përgjigje