TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Gusht 2024, 10:57

Ndarja nga jeta e gazetares Vera Zheji, Presidenti Begaj: U shua zonja e madhe e mikrofonit dhe skenës

Shkruar nga Pamfleti

Ndarja nga jeta e gazetares Vera Zheji, Presidenti Begaj: U shua zonja e madhe e

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të gazetares Vera Zheji, zëri ikonik i Radio Tiranës.

Vera Zheji ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 91-vjeçare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj e ka cilësuar gazetaren si ‘zonjë e madhe’ e mikrofonit dhe e skenës.

"Një grua që pothuajse është e vështirë që të ketë të ngjashme në cilësinë e gazetares, spikeres dhe gruas me mendje të lirë. Spikere, gazetare, aktore dhe pedagoge e Fjalës Artistike në Institutin e Lartë të Arteve, Vera Zheji do të kujtohet me nderim si “zonja e madhe” e mikrofonit dhe skenës”, shkruan Begaj.

 

Lini një Përgjigje