TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Gusht 2024, 10:25

Vijon fluksi në pikën kufitare të Kakavijës, shtohen sportelet

Shkruar nga Pamfleti

Vijon fluksi në pikën kufitare të Kakavijës, shtohen

Vijon fluksi i makinave në doganën e Kakavijës, në të dyja anët e lëvizjes drejt kufirit me Greqinë.

Sipas Policisë Kufitare në Gjirokastër, gjatë 24 orëve të fundit shërbimet e SPK Kakavijë kanë përpunuar 12116 shtetas në hyrje – dalje, nga të cilët  4915 në hyrje dhe 7201 në dalje, si dhe 3827 mjete në hyrje – dalje, nga të cilat 1557 në hyrje dhe 2270 në dalje.

Rreth 24 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj, që gjatë fundjavës janë regjistruar në sportelet e hyrje-daljes në doganën e Kakavijës.

Fluksi në rritje ka çuar në shtim të numrit të sporteleve të dokumenteve si nga Policia Kufitare ashtu edhe pala greke.

Gjatë fundjavës, Policia Kufitare në Kakavije ka punuar me 7 sportele për përpunimin e dokumenteve me 3 sportele në hyrje dhe 4 në dalje të tokës shqiptare. Pala greke ka punuar me 4 sportele 2 në hyrje dhe 2 sportele në dalje ndërsa janë evituar radhët e gjata të pritjes në kufi.

Lini një Përgjigje