TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Dhjetor 2023, 14:30

Ndalimi i gazetarit Elton Qyno, avokati Arben Llangozi: SPAK po mbulon diçka të madhe, në përgjime përmendet Rama

Shkruar nga Pamfleti
Ndalimi i gazetarit Elton Qyno, avokati Arben Llangozi: SPAK po mbulon
Arben Llangozi

Avokati Arben Llangozi ka folur mbi hetimet e SPAK mbi gazetarin Elton Qyno, duke kryer kontroll të banesës dhe të celularëve.

Llangozi tha se duket sikur SPAK është duke mbuluar diçka dhe se në përgjime kishim të bënim me një “bombë të madhe”.

Avokati vuri në dukje se në përgjime përmendeshin politikanë të rëndësishëm, duke nisur nga kryeministri Rama, si dhe anëtarë të Vetingut që kanë dirigjuar shkarkimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve. 

'Gazetari Elton Qyno është thirrur nga SPAK nëpërmjet telefonit të mërkurën rreth orës 11:00. Është mbajtur i mbyllur me çelës për 10 orë në këtë institucion. Më pas agjentët e BKH-së shkuan në shtëpinë e Qynos. Nuk u lanë gazetarët të futeshin. Pas një debati të gjerë më lejuan të isha pjesë e hetimeve, që kanë përfunduar në orën 3:00 të mëngjesit. Mua mu duk sikur SPAK është duke mbuluar diçka. Në ato përgjime janë të implikuar një sërë politikanësh të nivele të larta, nga kryeministri e të tjerë. Bëhet fjalë për përgjimet e SKY. Bomba më e nxehtë në SPAK janë përgjimet që kanë ardhur nga jashtë. Nga përgjimet që kanë ardhur, kemi të bëjmë me një bombë të madhe ku thuajse e gjithë politika shqiptare është e implikuar. Këto përgjime kanë rënë në dorën e gazetarit Qyno, i cili në ditët në vijim do plaste gjylen e madhe. 

Ato u sekuestruan tashmë nga Prokuroria e Posaçme dhe s’e dimë çfarë fundi do kenë. Çfarë sekreti do kishte aty që s’duhet të dilte? Janë ato të tjerat që SPAK-u s’do që të dalin. SPAK-u do vepronte në mënyrë selektive, si në shumë raste. Kemi dyshime që më tepër kanë qenë sekuestro për të mbuluar pisllëqe. Nga ato që unë kam folur shkon deri në nivelin e kryeministrit dhe anëtarë të Vetingut që kanë dalë në përgjime, se si kanë dirigjuar shkarkimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Në disa përgjime ka dalë edhe ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit Ardi Veliu që u ka shpërndarë 24 drejtorëve të policisë aparate enkro. Mendoj që do kemi shumë çështje që do dirigjohen dhe do mbyllen nga ajo Prokurori. Përgjegjësi për nxjerrjen e këtij sekreti është prokurori Behar Dibra. Janë tre prokurorë dhe tre oficerë, tani këta i kanë nxjerrë, se ku do t’i gjente z.Qyno”., tha avokati.

Avokati beson se gazetari Qyno mund ta ketë ruajtur një kopje të materialeve, dhe sipas tij do të hapet “Kutia e Pandorës” për këtë rast. Ndër të tjera Llangozi tha se pjesë e përgjimeve është fakti që prokurori Anton Martini është shkarkuar pas ndikimit të grupeve kriminale.

'SPAK-u ka avancuar dhe është cenuar në mënyrë të drejtpërdrejtë gazetari. Janë tre vendime gjykatash që janë zbatuar në dëm të klientit tim. Në momentin e kontrollit ka pasur fëmijët e mitur në banesë. Është e tmerrshme se si oficerët e policisë gjyqësore nuk kanë marrë një psikolog, sepse kështu thotë konventa. Kjo është një vepër penale që nuk ndiqet nga SPAK, por Prokuroria e zakonshme. Mendojmë që kemi të bëjmë me një hetim tendencioz. Është thirrur një gazetar, i është ndikuar te detyra. Nuk mund të hetojë ai prokurorë që ka dosjen, të hetojë edhe nxjerrjen e sekretit. Ai tani do të mbulojë veten e vet, ato veprime që ka kryer. Duhet patjetër të shpallej moskompetenca. Aty ka informacione që vet SPAK-u s’i ka zbardhur. Ndodhet në përgjime se si grupet kriminale kanë hequr një prokuror nga detyra. Z. Dibra ta hetojë edhe rastin e shkarkimin e prokurorit Anton Martini, ka qenë një nga prokurorët më të hekurt në atë institucion. Është shkarkuar sepse kanë ndikuar grupet kriminale. Adriatik Llalla ka marrë 100 mijë euro për ta transferuar në Shkodër, është e dokumentuar. Duke njohur Qynon mendoj se e ka një kopje. Do hapet “Kutia e Pandorës” për ketë rast. SPAK duhet të hetojë sikur z.Qyno i ka ato përgjime. Sepse nëse nuk do hetojnë do ketë pasoja për atë Prokurori. Këto janë metoda të sigurimit të shtetit dhe z.Dibra i di mirë sepse ka qenë pjesë e sigurimit të shtetit. I kam dhënë dy orientime gazetarit Qyno, që burimin të mos ta nxjerrë kurrë, dhe të shkruajë edhe më fort sot.", tha ai.

Avokati tha se në përgjime del një prokuror i Tiranës, që ka kaluar Vetingun, dhe ka marrë 25 mijë euro për të liruar një të burgosur. 

'Një prokruror i Tiranës ka dalë në përgjime ku kërkon 25 mijë euro nga një grup kriminal për të liruar një persona nga burgu dhe e ka kaluar Vetingun. E ka pasur apo jo këtë informacion KPA? Ndërkohë që prokurori që hetoi grupin kriminal e vuri para përgjegjësisë, u diskriminua, u çua në Shkodër. Të gjitha këto janë të shkruara, i ka shkruajtur z.Qyno. Por duhet të hetohen. Si z.Dibra janë të gjithë ata prokurorë. Përpara Prokurorisë së Posaçme i ka marrë lekët.", tha ai.

arben llangozi spak elton qyno

Lini një Përgjigje