
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Nuk dihen ende arsyet se pse Çako është thirrur në SPAK.
Për gazetarët, Haki Çako nuk ka bërë asnjë koment në momentin që është futur në ambientet në SPAK.
Ndërkohë, detaje të tjera pritet të mësohen në vijim.
Kutjojmë se Haki Çako e filloi karrierën e tij në radhët e uniformave blu në vitin 1998. Ai u emërua shef i Policisë Kriminale në Kuçovë, ndërkohë që vetëm pas 8 muajsh emërohet Shef i policisë kriminale në Komisariatin nr.1 në Tiranë.
Më pas Cako mori detyrën e inspektorit kundër akteve terroriste në Policinë e Tiranës, ndërsa u emërua edhe specialist kundër dograve të forta.
Në vitin 2003 Cako u bë shef i komisariatit të Policisë Vlorë, ndërsa në vitin 2006 shkoi si specialist i antiterrorit në Elbasan. Pas emërimit në Elbasan, Çako u largua me dëshirën e tij nga Policia e Shtetit për tu rikthyer pas 4 vitesh. Në vitin 2010 mori disa emërime se specialist dhe shef në Policinë e Shtetit. Pikërisht në vitin 2013 karriera e Haki Çako fillon të marrë ngritje të menjëhershme, ku u emërua si Drejtor i policisë Gjirokastër, ndërsa një vit më pas i jepet detyra e zv.drejtorit të përgjithshëm për krimin e organizuar dhe krimet e rënda.
Në 15 prill te vitit 2015 Haki Çako u emërua Drejtor i përgjithshëm i policisë me propozimin e Sajmir Tahirit dhe firmën e Kryeministrit Edi Rama, duke zëvendësuar Artan Didin në këtë detyrë.
Në karrierën e tij si Drejtor i Policisë, Çako u akuzua për pajisjen e përgjimit IMSTI Catcher, që u pezullua nga detyra, ndërkohë që më pas masa e pezullimit u hoq.
Në periudhën e zgjedhjeve në 2017, Çako u akuzua nga LSI dhe PD për lidhjet me drogën. Shkak i largimit të Haki Çakos nga detyra, mendohet se ishte marrëdhënia e ftohtë me Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Lini një Përgjigje