
Në rrugën Boboshticë-Dardhë po punohet për pastrim dhe kriposjen e të gjithë segmentit.
Sipas informacioneve në Dardhë trashësia e dëborës ka shkuar deri në 5 cm, por sipas parashikimeve të motit edhe në vazhdim priten reshje.
Në segmentin e Dardhës rekomandohen gomat dimërore.
Zonat e tjera më të ulta janë përfshirë gjithashtu nga reshjet e shiut.
Aktualisht situata është normale, në zonat e përfshira po punohet për pastrim dhe kriposje.
Ndërkohë në veri të vendit gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar në akset Kukës-Shishtavec, Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh.
Mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës.
Sipas ARRSH, qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme që janë me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
Lini një Përgjigje