
Pas rreth një ore, kreu i Emergjencave Civile Haki Çako ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Ai është ndalur edhe në një komunikim të shkurtër për gazetarët, ku është shprehur se nuk ishte për të dhe as institucionin që përfaqëson.
Por, shtoi se ka të bëjë me një çështje që lidhet me fushën e përgjegjësisë.
“Isha në cilësinë e detyrës që kam, për të sqaruar një çështje që lidhet me fushën e përgjegjësisë, por nuk ishte personalisht as për mua dhe as institucionin tim”, shprehet ai.
Burimet për mediat bëjnë me dije se Haki Çako dyshohet të jetë thirrur në kuadër të një dosje hetimore që ka të bëjë me rindërtimin.
Lini një Përgjigje