TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Gusht 2023, 20:33

Murrizi apel SPAK-ut: Beqaj ka edhe dy koncensione që jua ka dhënë Vilma Nushit dhe Jani Karathanos

Shkruar nga Pamfleti

Murrizi apel SPAK-ut: Beqaj ka edhe dy koncensione që jua ka

Ish deputeti Myslym Murrizi ka reaguar në lidhje me skandalin e sterilizmit, ndërsa i ka bërë apel SPAK-ut që të thellojë hetimet pasi sipas tij, Beqaj ka edhe dy koncensione që jua ka dhënë Vilma Nushit dhe Jani Karathanos.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Murrizi shkruan se mali i madh i korrupsionit të Ilir Beqajt me shumë 330 milionë eurosh shuajti zhurmën për malin e madh të Tiranës, referuar këtu kullës 58 kate pas TOB.

Më tej, ish deputeti ka ironizuar uke iu bërë thirrje ndërtuesve të kullës 58 kate të fillojnë punën pasi Beqaj do të jetë gjatë në treg derisa t’i bashkohet ish zyrtarëve socialistë në burgun e Durrësit.

“Si e fashiti “mali” i madh i korrupsionit Beqaj me shumën prej 330 milionë eurosh ( 110 milionë euro çekupi dhënë Vilma Nushit, 114 milionë euro analizat laboratorike dhënë Jani Karathanos, dhe 100 milion euro sterilizimi dhënë Ilir Rrapajt) malin e madh të haleve të Tiranës.

Nuk thonë kot çdo e keqe e ka një të mirë nga pas! Ja që “mali” Beqaj, në një fare mënyre “rrafshoi” malin ku po ziheshin qent hale të politikës për të ndarë kockat. Tani o burra filloni themelet se Beqaj ka pak punë dhe do jetë gjatë në “treg” derisa t’i bashkohet skuadrës së dardhangrënësve në burgun e Durrësit.

Edhe pse prokuror Kondili një komunisto-rilindas militant mund ta përkëdhelte tek njëra çështje, Beqaj ka edhe dy konçensione të tjera që jua ka dhënë dy personave të tjerë që “nuk i njeh” Vilma Nushit dhe Jani Karathanos.”, shkruan Murrizi.

spak murrizi beqaj koncesione vilma nushi

Lini një Përgjigje