TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Gusht 2023, 15:59

Mbytja e britanikes gjatë zhytjes në Sarandë, “Daily Mail”: I ati prej 10 muajsh kërkon drejtësi, autoritetet nuk i japin asnjë përgjigje

Shkruar nga Pamfleti
Mbytja e britanikes gjatë zhytjes në Sarandë, “Daily
Rebecca Gannon

Mbytja e një 29-vjeçareje britanike në Sarandë një vit më parë ka sjelle një reagim të ashpër të prindërve të saj.

Paraditja e 20 Gushtit 2022, e gjeti anglezen 29-vjeçare Rebecca Gannon, bashkë me të dashurin dhe 10 persona të tjerë duke vendosur pajisjet e oksigjenit për t’u bërë gati për t’u zhytur në gjirin e Sarandës. Të shoqëruar nga dy instruktorë zhytje, të gjithë e përfunduan zhytjen duke dalë në sipërfaqe të detit. Por vajza jo.

“Daily Mail” shkruan se babai i saj zemërthyer akuzon autoritetet shqiptare për 'zvarritjen e hetimeve', pasi nuk ka asnjë të akuzuar deri më sot për ngjarjen e rëndë.

Babai i pikëlluar George Gannon, 61 vjeç, i ka kaluar dhjetë muajt e fundit në qytetin bregdetar të Sarandës në kërkim të përgjigjeve dhe mbi të gjitha drejtësisë, por ka hasur në heshtje nga zyrtarët.

Mbytja e britanikes gjatë zhytjes në Sarandë, “Daily

Duke folur ekskluzivisht për MailOnline, George, nga Stone, Staffordshire, tha: "Kjo i ka kushtuar familjes time, biznesit tonë dhe mendjes sonë, por ne nuk do të ndalojmë së luftuari derisa të marrim drejtësi për Beccie".

Unë shkova në Shqipëri një muaj pas funeralit të saj dhe kalova dimrin, pranverën dhe pjesën e parë të verës atje vetëm për të gjetur se çfarë ndodhi. Si mundet që një vajzë e re me gjithçka për të pritur në jetë të përfundojë të vdesë gjatë pushimeve? Pse ne si familje nuk mund të marrim asnjë përgjigje se çfarë ka ndodhur saktësisht? Ajo ishte një zhytëse me përvojë dhe ishte zhytur në Zelandën e Re, Australi, Amerikën e Jugut, Kanada dhe Angli. Ajo kishte vite përvojë dhe ishte krejtësisht e shëndetshme. Kam kërkuar të flas me prokurorët dhe kam qenë shumë i sjellshëm sepse e di që nuk ka kuptim të zemërohem, por siguria nuk më lejon as të kaloj derën”, ka treguar ai.

Mbytja e britanikes gjatë zhytjes në Sarandë, “Daily

Sipas tij, certifikata e saj e vdekjes thotë se ajo u mbyt, por ai shprehet se nuk ka akoma një arsye se përse u mbyt dhe kërkon drejtësi.

Si mund të ndodhë që pothuajse një vit më vonë asgjë nuk ka ndodhur? Është një rast i hapur dhe i mbyllur. Nuk është e komplikuar, janë njerëzit që organizuan udhëtimin dhe ne duam t'i shohim ata para një gjyqtari, por nuk duket se do të ndodhë së shpejti”, ka vijuar ai. /Pamfleti

rebecca gannon

Lini një Përgjigje