TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Gusht 2023, 14:21

“Sterilizimi”/ Një nga të dyshuarit kushëri i parë i ish-ministrit Beqaj, anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit

Shkruar nga Pamfleti
“Sterilizimi”/ Një nga të dyshuarit kushëri i
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj

Genc Burazeri një nga të dyshuarit dhe që ndodhet nën masën e detyrimit për paraqitje për koncesionin e sterilizimit rezulton kushëri i parë me ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije  se Burazeri ka qenë anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit. Burazeri akuzohet nga SPAK për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.

Vetë ish-ministri Beqaj është duke u hetuar nga SPAK nën dyshimet se ka paracaktuar dhënien e koncesionit, ndërsa fakti që një nga të dyshuarit është kushëri i parë i tij e thellon skandalin edhe më tej.

Nuk dihet nëse kjo çështje po shihet veç të tjerash si një konflikt interesi.

Pasi ish ministri Beqaj dhe biznesmeni Rrapaj nënshkruan kontratën e koncensionit 10 vjeçar për afro 100 milionë dollarë në dhjetor 2015, ata kanë kryer një varg fluturimesh ajrore drejt Italisë, sëbashku me ish zëvendësministrin Klodian Rrjepaj.

Ndërsa koncensioni është duke u zbatuar në vitin e tetë të tij, dhe 8 persona janë në hetim, GJKKO-ja orientoi SPAK-un që krahas masave të deritanishme, të zgjerojë hetimet mbi përgjegjësitë penale të dy ish ministrave Beqaj dhe Cani si dhe 4 komisionerëve të prokurimeve.

beqaj sterilizimi

Lini një Përgjigje