
AMP ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës skandalin me sistemin TIMS.
Kallëzimi vjen pak ditë pas ambasada e SHBA ngriti shqetësimin për rrjedhjen e të dhënave.
I ngarkuari me punë i ambasadës amerikane në Tiranë, Martin McDowell në një takim me ministrin e Brendshëm Taulant Balla shprehu shqetësimin e SHBA lidhur me shkeljen në sistemin TIMS në Policinë e Shtetit, duke kërkuar hetim të shpejtë dhe të plotë.
McDowell i shprehu gjithashtu ministrit se SHBA është e gatshme të mbështesë Ministrinë dhe Policinë e Shtetit Shqiptar në hetimin e tyre.
Dy javë më parë u denoncua se të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë janë vjedhur. Ky është një skandal i madh pasi rezulton se këto të dhëna janë vjedhur nga brenda sistemit dhe konkretisht nga një proces i iniciuar dhe drejtuar nga Drejtori i Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça, i emëruar në këtë post në muajt e fundit.
Lini një Përgjigje