TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Gusht 2023, 12:00

U arrestua me urdhër të Speciales, shtyhet gjyqi për ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj

Shkruar nga Pamfleti
U arrestua me urdhër të Speciales, shtyhet gjyqi për
Dritan Goxhaj

Seanca në Gjykatën e Tiranës për Dritan Goxhajn lidhur me kërkesën për ndryshim mase është shtyrë. 

Shkak u bë mungesa e përfaqësuesit të akuzës Ylli Pjetërnikaj. Mbrojtja kishte kërkuar revokim të masës arrest në burg, me argumentin se s’ka provë të re që prej 18 ditësh kur është dhënë masa.

Kujtojmë se Goxhaj u arrestua në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale të Kosovës më 31 korrik.

Kush është Dritan Goxhaj?

Dritan Goxhaj i është bashkuar UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e Forcave Amerikane në Shqipëri.

Ai është djali i ushtarakut Dilaver Goxhaj, i cili iu bashkua vullnetarisht UÇK-së, pas kërkesës së Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, kur iu besua detyra e zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe, me angazhimin e NATO-s në luftë, iu besua detyra e oficerit të bashkëveprimit me NATO-n.

 

dritan goxhaj

Lini një Përgjigje