Në aspektin politik, pas këtij ndëshkimi të rëndë, Edi Rama është në një lloj “shahu me zbulim”, që ia vështirëson ndjeshëm lëvizjet në fushë...
Vjeshta po vjen eksplozive për Edi Ramën. Së fundmi, një tip ‘mine me sahat’ për mazhorancën e tij i ka ardhur zyrtarisht nga Londra. Ku ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, ka dërguar një dokument me emrat e rinj të shpallur ‘Non Grata’.
Mësohet se është një dokument konfidencial, pasi qeveria britanike nuk i bën asnjëherë publike emrat, përveç komunikimit personal me subjektin që është ndëshkuar, e i është ndaluar hyrja në Mbretërinë e Bashkuar.
Emrat pritet të bëhen publike në ditët që vijim nëpërmiet kanaleve mediatike, e së shpejti do të kemi një panoramë thuajse gjithçka të plotë.
‘Pamfleti’ e zotëron listën e të shpallurve Non Grata, e së shpejti do ta bëjë atë të njohur për publikun.
Ndërkaq, në aspektin politik, pas këtij ndëshkimi të rëndë, mazhoranca e në veçanti Edi Rama është në një lloj “shahu me zbulim”, që ia vështirëson ndjeshëm lëvizjet në fushë.
Përdorimi i lëvizjeve për të hequr vëmendjen, siç do të ndodhë këto ditë, kur pritet të bëhet i njohur zbulimi në fushën e hidrokarbureve në Shpirag nga Shell dhe në Dumre nga Eni Italian.
E pikërisht kjo ndërmarrje e Enit kishte edhe qëllimin real të vizitës së Giorgia Melonit në jug të vendit, pasi kryeministrja italiane është suportuar politikisht nga grupi i industrialistëve italianë.
Gjithsesi, situata është e rëndë, pasi burime diplomatike bëjnë të ditur për Pamfletin, se janë rreth 10 deputetë që nuk kanë marrë viza në Britaninë e Madhe, që kanë kërkuar zyrtarisht pajisjen me të tillë. Edhe si provë për të çekuar statusin e tyre. Ka shumë gjasa që numri të jetë më i madh, pasi një pjesë nuk kanë plotësuar formularin e vizës.
Madje në grupin e mazhorancës, ka kohë që qarkullon edhe emri i një zyrtari shumë të lartë të qeverisë, kreu i një superministrie, që është në grupin e të ndëshkuarve.
Pak kohë më parë, deputeti socialist, Lavdrim Krashi, i cili është shtetas i Mbretërisë së Bashkuar, deklaroi në një intervistë televizive, se ka emra të tjerë të shpallur ‘Non Grata’.
“Është e mirëpritur ndihma, që Mbretëria e Bashkuar të na ndihmojë se ndihmon popullin shqiptar duke goditur elementë që janë përfshirë në korrupsion madhor, ka pas raste vitin e kaluar, ka raste edhe këtë vit, ndonëse akoma nuk ka nga politika që i kanë dalë emrat. Ka raste? Patjetër! Rastet në Britaninë e Madhe janë individuale, Londra nuk i bën publike, vetëm në rast se personi dëshiron vetë”, tha Krashi, pak kohë më parë në një intervistë televizive.
Nëse numrat prej 10 deputetësh bëhen publike së shpejti, rrjedhimisht mazhoranca rrezikon një shok jo vetëm moral e imazhi, por edhe politik. Që do të thotë që qeverisë mund t’i bien numrat në mënyrë automatike. Që do të thotë që më pas mund të prodhohet një efekt domino i menjëhershëm, që imponon një situatë krejtsisht ndryshe politike. Ku lëvizjet janë dy: ose formohet një qeveri tjetër me mbështetje të mazhorancës dhe opozitës, ku logjikisht nuk është zgjidhje Edi Rama-kryeministër, por një kabinet teknik që e çon vendin në zgjedhje duke bërë reformat elektorale. Ose zgjedhje të reja pas 45 ditësh me këtë Kod Zgjedhor e këtë KQZ. Këtu pritet të zhvillohet lufta e madhe, pasi një mazhorancë që shkon në zgjedhje me SPAK që i ka hyrë në qeveri dhe ‘Non Grata’ britanike në qeveri e grup parlamentar, si pas 45 ditësh, si pas një viti e gjysëm është gjithsesi e rrënuar. Por dënimi, ka mundësi që të jetë më i madh me kalimin e kohës. Sidomos, nëse rikandidohen ‘Non Grata’-t sërish si deputetë. Në këtë rast, reagimi i SHBA, BE por edhe Britanisë së Madhe do të jetë më i ashpër.
Në të gjitha skemat e mundshme, Edi Rama është i rrethuar. Ndaj largimi i tij, çdo ditë e më shumë po kohsiderohet një nga zhvillimet më realiste. Pastaj pasojat, apo rrugët e mëtejshme janë tjetër gjë…/Pamfleti
Lini një Përgjigje