Greqia vijon të sulmojë drejtësinë shqiptare sa i takon çështjes së Fredi Belerit. Gjykata e Posaçme refuzoi sot lirimin e tij dhe kjo ka acaruar Athinën. Ministria e jashtme greke në një deklaratë të shpërndarë në media shprehet se bie ndesh me ligjet e të drejtës europiane. Madje ministria jep dhe ultimatume për lirimin e tij.
“Vendimi i sotëm i gjykatës shqiptare, e cila tre muaj pas arrestimit dhe burgimit të tij, rrëzon kërkesën për lirim të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe pengon betimin e tij si kryetar i zgjedhur i saj, prezumimit të pafajësisë dhe respektimit të të drejtave politike të të gjithë qytetarëve. Është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me ligjet e së drejtës Europiane, të cilën autoritetet shqiptare duhet ta respektojnë rreptësisht”, shprehet ministria e Jashtme greke.
Fredi Beleri u arrestua në prag të zgjedhjeve vendore për blerje votash. Ai u filmua dhe prokuroria e ka kopsitur dosjen e provave. Ai ndoqi të gjitha shkallët e gjyqësorit, por ju refuzua liria. Mirëpo Greqia prej 3 muajsh ka ushtruar vetëm presion. Sa herë ka çështje Beleri, ata hidhen në sulm. Gjykata deri tani nuk ka rënë pre e presioneve, duke zbatuar korrekt ligjin.
Lini një Përgjigje