TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Gusht 2023, 15:15

“Kontrata ishte e përcaktuar nga ish-ministri”, Klodiana Lala: SPAK të thellojë hetimet, Beqaj "koka" e skandalit të sterilizimit

Shkruar nga Pamfleti

“Kontrata ishte e përcaktuar nga ish-ministri”, Klodiana Lala:

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja në lidhje me çështjen e koncesionit të sterilizimit.

E ftuar në News24, Lala tha se në fillim të muajit shtator pritet që ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja të merret në pyetje, ndërsa në lidhje me kontratën e koncesionit të sterilizimit, u shpreh se ishte e paracaktuar.

Më tej, Lala shton se SPAK duhet të hetojë edhe më thellë, ndërsa thekson se titullari i skandalit të sterilizimit është Ilir Beqaj.

“Për këtë çështje janë dashur tre vite hetime. Si e kam lexuar unë këtë dosje? Beqaj del si një ish-ministër që ka pasur dijeni për çdo gjë që ka ndodhur. Ngjan si person që ka promovuar i biznesit të Ilir Rapos, kjo sipas interpretimit të gjykatës. Kjo pasi Beqaj, Rjepaj dhe Rrapaj kanë udhëtuar në drejtim të Italisë, më pas Rrapaj shkoi drejt Kosovës. Të lihet të nënkuptohet se kontrata koncesionare ishte paracaktuar nga ish-ministri i Shëndetësisë.

Në fillim të muajit shtator pritet që të pyetet Beqaj në lidhje me udhëtimet. Gjykata e Posaçme e orienton Prokurorinë për të kryer hetime të thella. Gjykata po ashtu ka orientuar dhe katër ish-zyrtare/ zyrtarë të tjerë që mund të kenë vepër penale. Mendoj se kjo çështje duhet të shkojë më lart dhe titullari është Beqaj. Bëhet fjalë për një koncesionet më të shtrenjta në shëndetësi. Për mua ky koncesion nuk është hetuar mirë. Deri më tani kemi veprën penale ‘Shpërdorim Detyre’, por nuk përmendet vepra penale ‘Korrupsion’”, u shpreh gazetarja Lala.

klodiana lala spak beqaj sterilizimi

Lini një Përgjigje