
Një 61-vjeçar nga Koreja e Jugut në kërkim ndërkombëtar për mashtrim me vlera të mëdha financiare u arrestuar të hënë në afërsi të aeroportit të Rinasit.
Stephan Morgenstern, i akuzuar për krijim të skemave piramidale në nivele ndërkombëtare, po priste në afërsi të aeroportit, bashkëshorten që po vinte nga Dubai në Tiranë.
Ai akuzohet se së bashku me persona të tjerë kanë përvetësuar rreth 28 milionë euro përmes skemave piramidale.
61-vjeçari është arrestuar pranë aeroportit “Nënë Tereza” nga forcat e “FAST Albania”.
Morgenstern në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, ka ndërtuar një skemë piramidale në nivele ndërkombëtare, e cila supozohej se shpërblente investitorët, për blerjen e paketave të reklamave dhe rishitjen e tyre tek përdoruesit e rinj.
Gjatë periudhës 27 mars 2016 – 7 nëntor 2020, këta shtetas kanë mashtruar 2156 shtetas, me një dëm në vlerë monetare totale 40 703 930 904 KRW (monedha e Koresë së Jugut) ose rreth 28 milionë Euro.
Lini një Përgjigje