TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Gusht 2023, 16:05

"Sterilizimi", analisti: Në krye të shtetit kemi grupe që funksionojnë si banda kriminale, ndajnë 100 milionë euro mes shokëve të shkollës

Shkruar nga Pamfleti

"Sterilizimi", analisti: Në krye të shtetit kemi grupe

Analisti Poli Hoxha ka folur për koncensionin e sterilizimit, teksa tha se në krye të shtetit janë grupe të vogla e funksionojnë si banda kriminale.

I ftuar në Oranews, Hoxha tha se bandt përbëhen nga shokë shkolle, njëri ministër, tjetri emigrant që hap kompaninë dhe ndajnë 100 milionë mes tyre. Më tej, analisti theksoi se të gjitha kjoncesionet kanë të njëjtën skemë.

"Presioni publik dhe mediatik ishte i madh për dosjen e koncensionit të sterilizmit. Skema korruptive në 10 vite ndërsa shefat janë lënë jashtë. Ato prokurorë vijnë nga sistemi i vjetër. Një koncesion kaq i thjeshtë për tu kapur të zgjaste tre vite, nuk ka kuptim. Unë e dija se ajo kontratë nuk do ekzistonte tek ministria e shëndetësisë.

Krimi financiar më i vështiri për tu zbardhur, nuk ka ekspertë. Kemi elementë tipik të atyre korrupsioneve në formën e një organizate të vogël. Në krye të shteti ka grupe të vogla që funksionojnë si banda. Shokë shkolle, njëri ministër, tjetri emigrant që hap kompaninë dhe ndajnë 100 milionë mes tyre. Këtu gjithçka është kthyer në propagandë. Të gjitha koncesionet kanë të njëjtën skemë", tha ndër të tjera Hoxha.

sterilizimi analisti banda kriminale

Lini një Përgjigje