
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka paralajmëruar zhvillime të forta nga dekriptimi i mesazheve në aplikacionin “SKY”. Pak ditë më parë u bënë arrestime të bujshme në Shkodër, por sipas tij SPAK mund të shkojë te politika.
Karamuço shprehet se një ish-prokuror dhe njëkohësisht politikan del në këto komunikime.
“Një tjetër ish prokuror dhe politikan po del i përfshirë në komunikimet e SKY ecc. Megjithëse lista po shtohet nga dita në ditë me emra të rinj dhe shumë interesant, na duhet të presim akoma për përfundimet e SPAK”, shkruan ai.
Kujtojmë se policia më 27 korrik ndërmori një aksion të shtrirë në disa zona të vendit, ku u ushtruan 16 kontrolle në banesa dhe u sekuestruan para, armë, maska e kamera. Ky grup kriminal akuzohet për vrasje, plagosje dhe një sërë krimesh të tjera.
Pas hekurave aktualisht ndodhen biznesmeni Pëllumb Gjoka, i cili dyshohet për vrasje me paramendim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ish-shefi i Forcave Operacionale Oltion Bistri, i cili dyshohet për shpërdorim detyre dhe zbulim të akteve sekrete; kryeprokurori i Kukësit, Xhevahir Lita dhe 3 të tjerë, i dyshuar për korrupsion.
Lini një Përgjigje