TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Dhjetor 2025, 22:48

“Mund të ketë prova që ne ende si dimë”, Kreshnik Spahiu: SPAK po avancon me dosjen e “21 Janarit”

Shkruar nga Pamfleti

“Mund të ketë prova që ne ende si dimë”,

Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se, pavarësisht viteve që kanë kaluar, hetimet nga SPAK për krimin shtetëror të “21 Janarit” mund të sjellin zhvillime të rëndësishme.

Teksa komentoi marrjen në pyetje sot nga SPAK të ish-presidentit Bamir Topi si person që ka dijeni, sipas tij edhe pse koha ka zbehur provat, nuk përjashtohet mundësia që SPAK të ketë prova të reja të cilat ta çojnë në konkluzione të tjera.

Ai theksoi se organi i posaçëm mund të kalojë nga faza e marrjes së personave që kanë dijeni, në marrjen e tyre si të pandehur.

Kaq vite i zbehin provat. Por ne shpesh herë ka humbur shumë baste në raport me punën e SPAK s’është çudi që edhe në këtë çështje SPAK të na surprizoi pozitivisht. Nuk përjashtohet që SPAK të ketë konkluzione të tjera dhe të shkojë nga marrja e personave në dijeni në marrjen në të pandehur. Versioni që gardistët kanë shtënë pa dashje ka rënë, sepse s’do të dekoroheshin pse bënë vrasje nga pakujdesia, por u dekoruan në atë periudhë për kryerjen e një misioni që u ishte kërkuar. Mund të ketë prova që ne ende si dimë, duket se ka një lloj pingpongu. Dy subjekte që mund të jenë nën hetim ish-kryeministri dhe ish- ministri i Brendshëm nuk bashkëpunojnë me njëri -tjetrin tani dhe mbase duan t’ja kalojë topin e përgjegjësisë penale njëri-tjetrit”, tha ai.

Lini një Përgjigje