
Moti i keq ka shkaktuar probleme në Librazhd. Reshjet e dendura të shiut gjatë natës, kanë sjellë probleme në qarkullimin rrugor.
Një masiv shkëmbor bllokoi për disa orë qarkullimin në Kthesën e Murrashit, por pas ndërhyrjes së autoriteteve është bërë e mundur lëvizja e lirë e automjeteve.
Problematika me rrëshqitjen e dherave dhe të gurëve ka pasur edhe në aksin Elbasan-Gjinar. Po ashtu, në disa fshatra ka mungesë të energjisë elektrike prej natës së kaluar.
Stuhia e erës gjithashtu ka shkaktuar pasoja, pasi një pjesë e bizneseve kanë pësuar dëmtime të shumta.
Autoritetet bëjnë apel që drejtuesit e automjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të respektohet sinjalistikat.
Lini një Përgjigje