
Dita e Pavarësisë së Shqipërisë është festuar në mbarë botën. Kjo festë ka ngjyrosur kuq e zi edhe kryeqendrën më të famshme botërore Time Square në New York.
Flamuri kuqezi dhe urimi për pavarësi vërshoi në ekranet gjigante në sheshin e New York-ut duke ngjallur entuziazëm tek shqiptarët, por edhe kureshtje tek të huajit.
I pranishëm në Times Square ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati i cili preku nga afër këtë ndjenjë krenarie.
Lini një Përgjigje