TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Nëntor 2025, 09:03

Moti i keq 'pushton' Krujën, përmbyten arat në disa fshatra; rrezikohen banesat dhe bizneset

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq 'pushton' Krujën, përmbyten arat në disa

Moti i keq ka 'pushtuar' Krujën, ku reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur arat me të mbjella në disa fshatra.

Situatë problematike paraqitet në të gjithë ultësirën e Bashkisë Krujë, kryesisht në fshatrat Bilaj, Murqinë, Mallkuc etj.

Sipërfaqe të mëdha me të mbjella po mbulohen çdo minutë e më shumë nga uji i kanaleve, i cili, në pamundësi për të rrjedhur lirshëm në lumë, po del dhe po përmbyt arat me të mbjella.

Niveli i ujit ka arritur pika alarmante, pasi rrezikohet që, nëse reshjet do të vijojnë me të njëjtin intensitet, të përmbyten përveç arave edhe biznese e banesa, për shkak se kanalet nuk funksionojnë.

Shumica e kanaleve kanë dekada pa u pastruar dhe janë të mbuluar nga vegjetacioni dhe të bllokuara.

moti i keq kruje fshatra permbyten rrezikohen banesat

Lini një Përgjigje