TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Nëntor 2025, 07:06

Moti i keq, zonat ku priten rrebeshe shiu dhe stuhi

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq, zonat ku priten rrebeshe shiu dhe stuhi

Ditën e martë, Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i vranët, ndërsa reshjet e shiut priten të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, parashikohen që lokalisht në veriperëndim e jugperëndim reshjet e shiut hera-herës me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Në majat e maleve në verilindje dhe në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave pritet të fitojë shpejtësi deri 20m/sek

Valëzimi forcës në det parashikohet 4-5 ballë.

 

Lini një Përgjigje