TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Nëntor 2025, 21:35

Ahmetaj tregon skandalin: Si One më shkarkoi gruan nga puna se i “prishej imazhi”

Shkruar nga Pamfleti

Ahmetaj tregon skandalin: Si One më shkarkoi gruan nga puna se i

Ish/zv-kryeministri Arben Ahmetaj ka folur sot në media rreth hetimeve dhe përndjekjes ndaj tij.

I ftuar në Syri Tv, ai tha se qeveria i ka shkarkuar gjithë familjen dhe të afërmit nga puna, madje dhe në sektorin privat. Sipas tij, gruaja është shkarkuar nga kompania telefonike “One”, pas arratisjes së tij jashtë vendit.

Gruaja ime  ka ikur me ceremoni nga One, sepse prishte, prishte figurën edhe imazhin One. Sot, vëllai i Erjon Velisë ka kontratë miliona euro, ja ka lënë me dhunë Edi Rama. E të tjera e të tjera e të tjera e të tjera, që i di të gjitha. Të gjitha. Të gjitha vazhdojnë. E dyta. Ore, a ka hetuar njeri se cilat janë kompanitë nënkontraktore të inceneratorit të Tiranës?”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje