TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Nëntor 2025, 22:17

Rama fut në burg të vetët/ Debat i fortë mes Rakipit dhe Salianjit: Nuk të thirra për filozof

Shkruar nga Pamfleti

Rama fut në burg të vetët/ Debat i fortë mes Rakipit dhe

Ervin Salianji ka debatuar ashpër me Ylli Rakipin në “TPZ” për aksionin e opozitës, e cila ka nisur "Foltoren 2" përpara Kryeministrisë. 

Rakipi tha se mbështetësit e PD ishin të pakët sot para Kryeministrisë.

Teksa Salianji ka akuzuar Ramën se fut në burg të vetët pasi nuk dëshiron t’i bëjë hije, Rakipi i kthehet duke i thënë se: “nuk të kam thirrur për filozof në emision”.

Debati mes tyre:

Ervin Salianji: Këta që fut vetë ai në burg thua ti? 

Ylli Rakipi: Kë fut vetë? Të gjithë i fut Edi Rama? 

Ervin Salianji: Po pse të marrësh Ilir Metën zvarrë...?

Ylli Rakipi: Edi Rama i fut të gjithë këta? Edi Rama ka ndezur belanë me këtë që ka krijuar vetë. Ka krijuar monstrën e Frankeshtajnit që ha të zotin tani. 

Ervin Salianji: Kjo është narrativa e regjimit. 

Ylli Rakipi: Po çfarë të të bëj qejfin ty me 10 veta që nxorre atje? Po narrativa jote çfarë është? 3 gjinitë, 72 gjinitë, tall bythën me popullin shqiptar ti?

Ervin Salianji: Cilët janë këta që kanë shkuar para drejtësisë pa dashur Edi Rama? Arben Ahmetaj që thotë Rama po të isha unë...

Ylli Rakipi: Arben Ahmetaj nuk është fare. Erion Veliaj...

Ervin Salianji: Ti mendon se drejtësia është e pavarur?

Ylli Rakipi: Nuk e fusin Ramën, nuk ndodh kjo në botë. Mirë merr 10 veta nxirri në pazar. Ore se nuk jemi fëmijë të na gënjeni.

Ervin Salianji: Pse e beson ti se drejtësia është e pavarur?

Ylli Rakipi: Berisha tha se shqiptarët në zgjedhjet lokale braktisën Ramën. Ai vetë nuk mori pjesë fare në zgjedhje... 

Ergys Mërtiri: Po pse i fut Rama në burg të vetët?

Ervin Salianji: Se do të mos ketë njeri ti bëjë hije.

Ylli Rakipi: Po ku i kishte njerëzit ti? Pse për filozof të kam thirrur unë ty? Unë të kam thirrur si njeri të rëndësishëm të PD-së. Ti ke ambicie të marrësh PD?

Ervin Salianji: Ky është diskutim tjetër.

Lini një Përgjigje