TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Janar 2026, 16:58

Moti i keq/ Devijohen në Bari dy avionë të nisur drejt Rinasit, Balluku: Mund të ketë vonesa me fluturimet

Shkruar nga Pamfleti
Moti i keq/ Devijohen në Bari dy avionë të nisur drejt Rinasit,
Probleme me fluturimet në Rinas

Situata e motit të keq ka goditur edhe trafikun ajror në vend. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka konfirmuar zyrtarisht se gjatë 24 orëve të fundit, dy avionë në ardhje drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës janë detyruar të devijojnë drejt Barit në Itali, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike që bënë të pamundur uljen në Rinas.

Sipas deklaratës së Ballukut, edhe gjatë ditës së sotme janë regjistruar fenomene të lokalizuara pranë aeroportit, duke sjellë vështirësi për fluturimet hyrëse dhe dalëse. “Stafet e Albcontrol kanë akomoduar të gjitha kërkesat e pilotëve për të shmangur këto fenomene gjatë fazave të fluturimit. Siguria është prioritet absolut dhe po bëhen të gjitha përpjekjet për menaxhimin e situatës,” u shpreh ministrja.

Balluku paralajmëroi gjithashtu se për shkak të devijimeve dhe trafikut të ngarkuar ajror, priten vonesa në disa prej fluturimeve të sotme. Albcontrol po monitoron nga afër zhvillimet meteorologjike dhe është në kontakt të vazhdueshëm me linjat ajrore për të garantuar shërbim të sigurt dhe sa më pak shqetësime për pasagjerët.

 

rinas permbytje avione

Lini një Përgjigje