
Kushtet e rënduara atmosferike kanë shkaktuar bllokimin e aksit Librazhd-Prrenjas, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor.
Si pasojë e motit të keq me rrebeshe shiu, ka pasur shembje masive dheu, që kanë përfunduar në rrugë. Shembjet kanë ndodhur në zonën ku po punohet për Koridorin e VIII.
Problemet në këtë aks vijnë vetëm pak kohë pasi rruga qëndroi e mbyllur për disa javë për shkak të një shembjeje, situatë që shkaktoi reagime të forta në opinionin publik. Bllokimi i mëparshëm ndikoi në lëvizjen e qytetarëve dhe transportin e mallrave, duke sjellë vështirësi për banorët dhe bizneset që përdorin këtë lidhje rrugore.
Autoritetet pritet të ndërhyjnë për normalizimin e situatës dhe rikthimin e qarkullimit në aksin Librazhd-Prrenjas.
Lini një Përgjigje