Efektivi i Policisë së Shtetit, Novruz Cenalia, i vrarë dy vite më parë në Fier, është rivarrosur këtë të shtunë në Varrezat e Dëshmorëve. Në ceremoninë e organizuar morën pjesë drejtues të Policisë së Shtetit, familjarë, kolegë dhe përfaqësues institucionalë.
Gjatë ceremonisë, ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, deklaroi se emri i Novruz Cenalisë do të mbetet në historinë e Policisë së Shtetit si një efektiv që humbi jetën në krye të detyrës.
Ai tha se ngjarja përbën një goditje ndaj autoritetit të shtetit dhe kërkoi që drejtësia të shkojë deri në fund për autorët e krimit.
Drejtësia penale për Novruzin nuk është vetëm një detyrim ligjor; është një detyrim moral ndaj sakrificës së tij dhe ndaj çdo punonjësi policie që përballet çdo ditë me rrezikun për të mbrojtur qytetarët. Një shtet që nderon dëshmorët e tij, duhet të garantojë se krimi nuk do të triumfojë kurrë mbi ligjin”, tha Lamallari.
Kujtojmë se Novruz Cenalia u vra në maj të vitit 2023 në fshatin Baltëz të Fierit. Autor i ngjarjes ishte Azgan Mërnica, i cili qëlloi me armë ndaj efektivit të policisë. Pas krimit, ai u largua nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua më vonë nga policia.
Lini një Përgjigje