TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Tetor 2025, 09:32

Morën 2 mijë euro për të mos arrestuar një grua, SPAK dërgon për gjykim dosjen për ish-shefin e Rrugores Roven Zeka

Shkruar nga Pamfleti

Morën 2 mijë euro për të mos arrestuar një grua, SPAK

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen për ish-shefin e Policisë Rrugore, Roven Zeka dhe dy punonjësit e tjerë Sokol Novaku dhe Edison Tabaku të akuzuar për korrupsion.

Ata akuzohen se kanë marrë para nga një grua, e cila ishte bërë aksident, në mënyrë që çështja e saj të mos referohej në Prokurori.

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur edhe Ergest Vrionin dhe Bledi Belba. Dosja me akuzat e korrupsionit pasiv dhe aktv të funksionarëve do të gjykohen në seancë paraprake nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Tre efektivët u arrestuan më 19 prill me urdhër të SPAK, me akuzën se kishin kërkuar dhe marrë 2 mijë euro nga nga biznesmeni Erges Vrioni për të mos i arrestuar bashkëshorten që ishte përfshirë në aksidentin e ndodhur më 16 prill dhe që çështja e saj të mos referohej në Prokurori. 

Theksojmë se Roven Zeka u la në arrest shtëpie më 14 korrik pasi kërkoi masë më të butë sigurie për shkak së dëmtoi për legenin gjatë rrëzimit në paraburgim. Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e tij pasi marrjes së përgjigjes nga ekspertiza mjekësore lidhur me gjendjen e ish zyrtarit policor. 

Sipas dosjes hetimore, duke qenë se Tabaku ((oficer i policisë gjyqësore) e njihte Erges Vrionin, bashkëshortin e gruas që bëri aksidentin, i ka kërkuar shuma monetare për të mos e arrestuar Anisa Vrionin. Një mijë euro i janë dhënë punonjësit të policisë Edison Tabaku, pranë banesës së tij. Vetë Tabaku e ka takuar sërish Erges Vrionin në një lokal pranë komisariatit të policisë rrugore dhe i ka kërkuar edhe një mijë euro të tjera, pasi i thotë “kam persona të tjerë mbi kokë”.

Nga verifikimi që i është bërë telefonit të Tabakut rezulton se ai ka komunikime me shefat e tij, Roven Zeka dhe Sokol Novaku ( (shef i sektorit të aksidenteve), ku i thotë se 1000 eurot e tjera do t’i siguronte më vonë nga Vrioni, të cilin e kishte shok, duke i lënë afat deri të nesërmen. SPAK thotë se ata i morën 2 mije euro nga bashkëshorti biznesmen i shoferes që kishte shkaktuar aksident me 5 të plagosur.

Lini një Përgjigje