TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Dhjetor 2025, 12:51

Monika Kryemadhi shkon në SPAK, përshëndet gazetarët: Po nuk u pamë, vitin tjetër

Shkruar nga Pamfleti

Monika Kryemadhi shkon në SPAK, përshëndet gazetarët: Po nuk

Monika kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në SPAK, për masën për detyrim paraqitje që GJKKO ka caktuar ndaj saj.

Monika Kryemadhi, pak para minutash ka lënë edhe ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ajo iu drejtua me batuta gazetarëve kur i pyeti; “Po ju edhe sot rrini këtu”?, duke iu referuar ditës së pushimit për shkak të festave të nëntorit. Teksa dilte ajo shtoi më tej: “Po nuk u pamë, shihemi vitin tjetër”!

Ish-bashkëshortja e Ilir Metës akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë në 2 raste, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Ndërsa Meta është nën akuzë nga SPAK për korrupsion në 3 raste të ndryshme, 2 prej të cilave i ka kryer në bashkëpunim. Ish-Presidenti akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve.

 

Lini një Përgjigje