TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shkurt 2026, 08:48

Molotovë dhe fishekzjarre para Kryeministrisë, arrestohen 21 persona

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e opozitës para Kryeministrisë dhe më pas para Parlamentit, u shoqërua me tensione dhe përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit.

Molotovë dhe fishekzjarre para Kryeministrisë, arrestohen 21 persona
Molotov dhe fishekzjarret para Kryeministrisë, arrestohen 21 persona

Ditën e martë, më 10 Shkurt Partia Demokratike mbajti protestën e tretë kombëtare përpara Kryeministrisë.

Dhe për incidentet në këtë protestë që nuk munguan janë arrestuar 21 persona nga policia.

14 nga të arrestuarit janë: Kreshnik Çeço, Klodian Bajrami, Leonid Tusha, Klejdi Subashi, Suzana Dimushi, Ramazan Nuhu, Florian Nuhu, Daniel Zeka, Andrea Kulla, Fabiol Ahmeti, Geraldo Demiraj, Danjel Kulla, Artur Kadria dhe Arbri Ujkaj.

Identiteti i 7 protestuesve të mitur nuk është bërë i ditur nga policia.

Këta persona akuzohen për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”.

Gjithashtu, policia thotë se u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për sekretarin organizativ të PD-së Ervin Minarolli, për veprat penale  “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Shtytja e të miturit në krim”.

Ndërkohë në hetim janë vënë 5 anëtarë të PD, sekretari organizativ Ervin Minarolli dhe 4 deputetë: Belind Këlliçi, Flamur Noka, Klevis Balliu, Luçiano Boçi.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 22 molotovë të pashpërthyer dhe 3 shishe me lëndë të dyshuar djegëse benzinë, që janë gjetur nga shërbimet e Policisë, afër Kuvendit”, thote policia.

Shumë qytetarë hodhën molotvë dhe fishekzjarrë drejt godinës së Kryeministrisë, ku si pasojë u plagosën 19 efektivë të policisë.

Efektivët përdorën ujë për të shpërndarë protestuesit të cilët vazhduan të hidhnin sende në drejtim të forcave të rendit. Pas disa minutash përplasje dhe hedhjes së flakadanëve, situata gradualisht u qetësua. Protestuesit u shpërndanë në bulevard, ndërsa policia vijoi patrullimet dhe hetimet për ngjarjet.

Në total, protesta e sotme e opozitës u karakterizua nga përdorimi i molotovëve dhe mjeteve të tjera kundër forcave të policisë, ndërsa autoritetet theksuan se do të ndjekin ligjërisht të gjithë personat përgjegjës për dhunën dhe shkeljet e rendit publik.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka reaguar duke thënë se e drejta për të protestuar, u dhunua pasi u zgjodh forca në vend të fjalës. Sipas saj dhuna nuk mund të jetë kurrë një mjet dhe asnjë lloj agjende nuk e justifikon përdorimin e saj.

Ndërsa ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari i quajti protestuesit si grup kriminal nën drejtimin e PD.

Partia Demokratike ashtu sikurse kishte paralajmëruar zhvilloi të martët, 10 shkurt, protestën e dytë kombëtare, e cila u zhvillua në bulevardin përpara Kryeministrisë. Pas fjalës së kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, në drejtim të Kryeministrisë u hodhën fishekzjarre dhe molotovë.

Protestuesit më pas u zhvendosën përpara Parlamentit, ku edhe atje nuk munguan incidentet.

Shefi i organizimit të PD, Klevis Balliu deklaroi publikisht se ekziston një “Plan B”. Sipas tij këto protesta do të vazhdojnë madje edhe do të përshkallëzohen, ku do të përdoren të gjitha format.

"Të gjitha format do të përdoren, kjo protestë nga protesta e parë që ka nisur është shumë ndryshe dhe situata vjen duke u përshkallëzuar. Shumë ndryshe është edhe për përmasat edhe për aksionin edhe për gjithçka tjetër. Në çdo protestë tjetër që do të vijë situata do të përshkallëzohet. Kjo protestë, filozofia e kësaj proteste është vazhdimësia dhe qëndresa.", tha Balliu.

 

arrestohen 21 persona molotov dhe fishekzjarret para kryeministrisë

Lini një Përgjigje