TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Janar 2024, 09:03

Mjeku Alimehmeti: Nuk mund të ketë shëndetësi falas, doktorët paguhen nga taksat e shqiptarëve

Shkruar nga Pamfleti

Mjeku Alimehmeti: Nuk mund të ketë shëndetësi falas,

Mjeku Ilir Alimehmeti u shpreh se në vendin tonë nuk ekziston shëndetësia falas.

I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Alimehmeti theksoi se kur duam të marrim shërbim mjekësor paguajmë direkt nga xhepi ynë, ndërsa nga ana tjetër paguajmë dhe nga taksat tona që derdhen tek buxheti i shtetit.

Mes tjerash ai shtoi se mjekësia falas as nuk do të ekzistojë.

“Është një shifër shumë e lartë që ne paguajmë. Shëndetësia falas nuk ekziston. Është në ëndrrat e dikujt, por ne paguajmë direkt nga xhepi kur na nevojitet një shërbim mjekësor. Dhe nga ana tjetër lekët e tjera paguhen nga buxheti i shtetit, nga taksat tona paguhen. Nuk ekziston shëndetësia falas. Ka shërbime dhe mallra që duhet t’i paguajmë”, tha Alimehmeti.

taksa shqiptare mjeku alimehmeti shendetesi falas

Lini një Përgjigje