Avokati Arben Llangozi ka publikuar sërish një shkelje tjetër të gjyqtarit Hektor Sinanaj në shkresën e dorëheqjes së tij.
Me anë të një postimi në “Facebook”, avokati Llangozi është shprehur se Sinanaj me lekët e korrupsionit e ka futur djalin e tij në shkollën e Magjistraturës, me lekët e korrupsionit jeton dhe rrjedhimisht në përfundim do të kemi një prokuror tjetër të korruptuar si babai i vet dhe padyshim kjo do të quhet drejtësia e re.
“Ky është mashtrimi i fundit që gjyqtari i Vlorës Hektor Sinanaj bën në sistemin e drejtësisë .
Menjëher pas transmetimit të emisionit STOP - TV KLAN gjyqtari Hektor Sinanaj jep dorheqje nga statusi i magjistratit.
Sinanaj ka mashtruar në këtë shkresë ashtu siç ka mashtruar me vendimet e gjykatave të cilat i ka nxjerr në pazar.
Gjyqtari Sinanaj ka dhënë dorëheqje me demek në datën 05.01.2024, por kjo kërkesë është e pa protokolluar asgjëkund në KLGJ, që do të thotë se gjyqtari Sinanaj ka dhënë dorëheqjen pas transmetimit të aktivitetit të tij kriminal në televizion Klan.
Të gjithë e panë se si ky gjyqtar bashkë me familjen e tij kanë mashtruar shtetin. E kanë vjedhur atë ndër vite dhe me këto të ardhura të përfituar nga korrupsioni rrisin mirëqenien e tyre.
E di gjithë Vlora ndershmërinë dhe pazaret që ky gjyqtar ka bërë në 23 vjet si gjyqtar, e dinë të gjithë se si ky gjyqtar ka përdorur çekiçin e drejtësisë në favor të korrupsionit ashtu siç favorizoi mafien e pronave në Vlorë duke zvarritur për 11 muaj një proces dhe nuk ka zhvilluar asnjë seancë efektive.
Ajo që bije në sy në fund të shkresës është fakti se ky gjyqtar uron suksese djalit të vetë aktualisht në shkollën e Magjistraturës.
Gjyqtari Sinanaj me lekët e korrupsionit e ka futur djalin e tij në shkollën e Magjistraturës, me lekët e korrupsionit jeton dhe rrjedhimisht në përfundim do të kemi një prokuror tjetër të korruptuar si babai i vet dhe padyshim kjo do të quhet drejtësia e re.
Pyetja dhe hetimi im do të jetë në drejtimin se si KLP e ka vetinguar dhe e ka nxjerr të përshtatshëm djalin e gjyqtarit të korruptuar Hektor Sinanaj me pasuri dhe me kontakte të papërshtatshme?”, shkruan Llangozi.
Lini një Përgjigje