TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Janar 2024, 22:49

“E ngacmonte kur shihnin film”, gazetari tregon se si nisi saga e abuzimit të shqiptares në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

“E ngacmonte kur shihnin film”, gazetari tregon se si nisi saga e

Gazetari Artur Bibe ka treguar detaje nga ngjarja e rënë në Greqi, ku një vajzë shqiptare abuzohej nga vëllai i njerkës së saj.

Duke folur nga Greqi për emisionin “Top Story”, ai ka rrëfyer se si është abuzuar vajza. Sipas tij ata fillimisht shihnin filma bashkë, ku kishte ngacmime dhe që përfunduan në abuzim sistematik.

Në zonën ku punon u takua më gruan e dytë dhe i ka trajtuar shumë mirë fëmijët që autori kishte me gruan e parë. Çifti ka mundur të sjellë një jetë edhe bashkë. Vajza ka qenë nën presionin e një personi që ka pasur hyrje e dalje në shtëpinë, sepse ishte vëllai i njerkës së saj. Pak më parë kemi marrë deklaratën e vajzës, që është shumë shokuese. Vajza tregon që në moshën 9-vjeçare vizitohej shpesh nga vëllai i njerkës dhe shtireshin në një krevat për të parë filma. Ai e trajtonte si shoqe fillimisht. Gjatë kohës që shihnin filma ai e prekte në vende intime. Këto veprime kanë nisur të bëhen më të shpeshta e më pas vajza ka menduar edhe që familjarët nuk do ta besojnë”, u shpreh gazetari.

Lini një Përgjigje