
Eksperti Ervin Karamuço ka komentuar ngjarjen e rëndë në Greqi, ku një vajzë shqiptare ishte abuzuar për vite me radhë nga vëllai i njerkës së saj. I ati i saj vrau abuzuesin dhe drejtësia greke e la sot të lirë.
Karamuço ka folur për fenomenin në “Top Story”, teksa ka deklaruar se duhet të futet tek ne metoda e kastrimit kimik për abuzuesit seksualë.
“Këta grabitqarët kanë të njëjtin profil si vrasësit serial. Thjesht nuk marrin kënaqësi nga vrasja e tjetrit por nga shfrytëzimi seksual. Kemi pasur raste që dikush abuzonte me femrat dhe më pas u kthye në një vrasës serial, sepse ndjente kënaqësi për të ndjerë akte pervesiteti.
Nuk kanë sëmundje mendore kanë çrregullime të rënda të personalitetit, por që janë përgjegjës përpara ligjit. Duhet menduar në Shqipëri sepse nuk po i japim përgjigjen e duhur dhe po na bëhen cikle këto. Kastrim kimik, këta njerëz përveçse duhen dënuar duhen kastruar. Këta njerëz nuk duhet të mendojnë më por të bëhen të paaftë edhe për të menduar dhe për të shfrenuar peshat tek fëmijët tanë. Këta janë vrasës serial, nuk heqin dorë, janë përsëritës”, tha Karamuço.
Lini një Përgjigje