TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Janar 2024, 22:08

“Po të dojë Rama, e fshin Veliajn për 24 orë”, Blendi Fevziu tregon skenarët e përplasjeve brenda PS-së!

Shkruar nga Pamfleti

“Po të dojë Rama, e fshin Veliajn për 24 orë”,

Gazetari Blendi Fevziu deklaroi se edhe brenda PS-së ka përçarje, sipas tij nuk është habi që në të ardhmen të ketë një distancim të Ramës nga Veliaj.

Në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit” Fevziu tha se Veliaj është një personazh shumë i fortë politikisht pasi drejton bashkinë më të madhe në vend, por jo për Ramën, i cili sipas tij për momentin mund të shkrijë çdo politikan.

Fevziu theksoi se Rama brenda PS-së është i gjithëpushtetshëm dhe kush përplaset me të brenda 24 orësh fshihet.!

Mos të duket çudi që nëse do të ketë një largim të Ramës, Veliaj do të vijë. Është një kandidaturë që e ka vënë atë që ne i themi “shishen e qumështit”. Veliaj në fund të 4-vjeçarit tjetër mbaron mandatit, kështu që duhet të gjejë një zgjidhje brenda PS-së.

Në 2027-ën, nëse PS-ja fiton zgjedhjet e vitit 2025, çfarë roli do të ketë Veliaj, PS-ja duhet të gjejë një kandidaturë për bashkinë e Tiranës, sepse kandidaturat fillojnë 2-3 vite përpara. Është përfolur kandidatura e Arbian Maznikut, që u tërhoq nga bashkia e Tiranës pikërisht për t’u përgatitur për një kryetar të mundshëm, nëse është kështu. Këto janë hamendje se ne nuk jemi në kokën e Ramës dhe ai nuk i diskuton me njeri. Nuk është çudi që ai ka tërhequr Gonxhen si kandidat të mundshëm për kryetar të bashkisë së Tiranës. Nuk është çudi që në këtë tre vjeçar ai të çojë edhe ndonjë kandidaturë tjetër.

Mendoj se Veliaj është shumë i fortë politikisht. Është kryetar i bashkisë së Tiranës më e madhja në vend, me shumë fonde, bashki me pushtet të madh rreth e rrotull, është një njeri që ka çarë brenda PS-së. Rama për momentin mund të shkrijë çdo politikan. Ai brenda PS-së është i gjithëpushtetshëm dhe kush përplaset me të brenda 24 orësh fshihet. Me Veliajn nuk është kaq kollaj se është kreu i bashkisë së Tiranës, nuk mund ta largojë dot nga bashkia. Mimimumi edhe 3 vjet ai do të vazhdojë të mbetet dhe Rama nuk ka pse hap një betejë surrealiste”, u shpreh Blendi Fevziu.   

fevziu veliaj ps

Lini një Përgjigje